Bashkia e Lezhës stimulon krijimtarinë e fëmijëve, organizon konkurse online për talentet e reja

Bashkia e Lezhës stimulon krijimtarinë e fëmijëve, organizon

Bashkia e Lezhës ka surprizuar me zgjedhjen e bërë për të vënë në lëvizje krijimtarinë e fëmijëve.

Përmes konkursit "Krijo dhe interpreto" të vegjlit kanë shprehur talentin e tyre në zhanre të ndryshme

Përmes pikturës, muzikës janë dhënë mesazhe mbresëlënëse.

Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu thekson se kjo është një përpjekje për t'i vënë në lëvizje fëmijët, por po ashtu ka premtuar se do t'i qëndrojë pranë talenteve të reja.

Ndreu: Nuk do të mbarojë me kaq. Do mbarojë pandemia por nuk do të mbarojnë konkurset, evidentimi dhe mbështetja e talenteve të reja të Lezhës dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme ku të gjithë mund të shfaqin atë që kanë në shpirtin e tyre.

Sigurisht juria e përzgjedhur kishte në përbërje emra nga më të njohurit për fushat, e po ashtu dhe përzgjedhja e fituesve ka qenë e vështirë.

EMISIONET