Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ditën e djeshme ka festuar 34-vjetorin e saj dhe në ditën me të veçantë ka marrë surprizën më të bukur nga partneri Dragos Savulescu.

Ai i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila dhe një tortë me çokollatë në të cilën shkruhet: Gëzuar ditëlindjen zemër!

Por romanticiteti i tij nuk ka mbaruar me kaq. Kujtojmë se Dragos ka pasur probleme me drejtësinë një vit më parë dhe Angela nuk ia lëshoi kurrë dorën, ajo ka qenë forca dhe mbështetja e tij më e madhe.

Këtë gjë Dragos e ka vlerësuar tej mase dhe përmes një postimi në “Instagram”, biznesmeni i uron ditëlindjen me fjalë shumë të ndjera duke e quajtur atë si "gangsterja, luftëtarja dhe ushtarja e tij e patrembur" që e ndihmoi të ngrihej e pas shumë problemeve.

“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, e cila quhet: Gruaja ime! Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund.

Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime.

Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time”, ka shkruar biznesmeni.


Tags