Basha takon Hotin: Mbështesim njohjen reciproke me Serbinë, plani i tij ekonomik frymëzim për opozitën

Basha takon Hotin: Mbështesim njohjen reciproke me Serbinë, plani i

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hotin ka vijuar takimet e tij me liderët politikë në Shqipëri, teksa është takuar edhe me kryetarin të Partisë Demorkatike Lulzim Basha.

Gjatë prononcimit për mediat, kryedemokrati Basha tha se me Hotin u diskutua për sfidat e Kosovës drej integrimit europian dhe se Partia Demorkartike e mbështet një marrëveshje me Serbinë për njohjen reciproke.

Lulzim Basha: ''Kam kënaqësinë e veçantë t'i uroj mirëserdhjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe t'i uroj punë të mbarë dhe suksese në misionin e tij në drejtimin e qeverisë së Kosovës. Me Hotin kemi diskutuar sot për një numër çështjesh të rëndësishme, së pari dhe mbi të gjitha për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian dhe euroatlantik. Kam përshëndetur vendimin e kryeministrit Hoti për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve, si një shenjë e qartë e vullnetit politik për të ndërtuar një bazë solide të kohezionit politik jo vetëm në funksion të stabiltetit por edhe në funksion të proceseve të rëndësishem si dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Partia Demokratike mbështet objektivat e vendosura nga autoritetet e Kosovës, qëllimin, arsyen dhe përfundimin e këtij procesi, njohjen reciproke mes dy vendeve, dhe natyrisht të gjitha aspektet e tjera me përfitim për qytetarët e dy vendeve dhe më gjërë.''

Basha u shpreh se do e marrë si shembull dhe frymëzim mënyrën se si qeveria e Kosovës do përballet me pasojat ekonomike të shkaktuara nga Covid-19.

Lulzim Basha: ''Së dyti, dëgjova me interes nga kryeminstri Hoti, i cili vjen me kredenciale me përvojë politike por edhe me një përvojë shkencore në fushën e ekonomisë, mbi planin e tij ekonomik përsa i përket punësimit dhe ekonomisë në Kosovë, qoftë për pasojat e Covid-19 por edhe për vitin e ardhshëm. Për ne si opozitë përbën një shembull, një frymëzim, për mënyrën sesi qeveria Hoti po përgatitet të përballet me këto pasoja, dhe për lehtësuar dhimbjet dhe problemet që kanë shkaktuar te qytetarët e Kosovës. Dua të shpreh besimin tim se në drejtimin e kryeminstrit Hoti, Kosova do dijë t'ja dalë mbanë. Ka të gjithë përvojën, mençurinë për të ecur përpara, pavarësisht situatës aktuale politike, drejt një synimi të përbashkët i cili është një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian.''

EMISIONET