Barcelona nuk dorëzohet për Lautaro Martinez, Inter: Nuk largohet nëse nuk paguani klauzolën

Barcelona nuk dorëzohet për Lautaro Martinez, Inter: Nuk largohet

Pavarësisht qëndrimit negativ të Inter për transferimin e Lautaro Martinez tek Barcelona, këta të fundit duket se nuk dorëzohen.

Zikaltërit e kanë bërë të qartë se 22 vjeçari nuk largohet nga skuadra nëse klubi i interesuar nuk paguan klauzolën e largimit e cila është 111 mln euro.

“Transferim tek Barcelona? Mënyra e vetme që Lautaro mund të largohet nga skuadra është pagesa e klauzolës së largimit” – shprehet drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.

Argjentinasi do të mbetet një ndër shënjestrat kryesore të blaugranasve për merkaton e verës.

“Ne nuk do të dorëzohemi. Komentet negative janë pjesë e negociatave” – shprehet Barcelona.

Arma e fortë që katalanasit shprehen se kanë në dorë është dëshira e vetë Martinez për të luajtur në Camp Nou.

EMISIONET