Barazimi ndaj Luftëtarit, Jonuz zbulon problemet te Vllaznia e tij

Barazimi ndaj Luftëtarit, Jonuz zbulon problemet te Vllaznia e tij

Trajneri maqedonas i Vllaznisë, Mirsad Jonuz u ndal për mediat pas barazimit 0-0 që skuadra shkodrane arriti pasditen e sotme në "Loro Boriçi" kundër Luftëtarit. Përpara gazetarëve, Jonuz u shpreh se ekipi po vuan shumë në fazën e sulmit, teksa shtoi se objektivat do të vendosen pas muajit dhjetor.

"Në pjesën e parë luajtëm goxha keq. Kishim probleme në mesfushë edhe në sulm. Por, pavarësisht kësaj loje patëm edhe 3 raste.

"Në pjesën e dytë ndryshova çdo gjë në lojë. Futa lojtarë të rinj. Patën raste më shumë, por nuk ishte e thënë që të shënonim. Ky problem nuk është shfaqur tani. Është ajo që na mungon në vijën e parë të sulmit. Po punojmë shumë me sulmuesitm, por këto lojtarë janë, këto kemi edhe do të vazhdojmë me këto lojtarë. Do të kemi ndeshjen tjetër me Skënderbeun.

"Humbja e këtyre dy pikëve është një gabim shumë i madh. Duhet me patjetër fitorja në ndeshjet e ardhshme. Kam parë edhe kundërshtarët. E para ka 10 pikë dhe çdo gjë është e mundur. Tani pashë edhe Flamurtarin me Laçin dhe këtu gjithçka mund të ndodh. Por Vllaznia duhet ta pranojmë ka problem me sulmin dhe do të punojmë, do të punojmë te kjo pjesë.

Rivalët e fund-tabelës? E them çdo herë dhe pas çdo ndeshjeje se duhet të ecim hap pas hapi sepse është një skuadër e re. Do të vazhdojmë.

Mungesa e tifozëve? Është një problem i madh kur luan pa tifozë. Kemi nevojë për tifozat. E njëjta do të jetë edhe me Skënderbeun, do të luajmë pa tifozë. Duhet të flasim edhe me tifozat tonë, që të kemi një paraqitje sa më të mirë të tyre që të mos kemi përjashtime.

Objektivat? Nuk kemi folur asnjëherë për objektivat e Vllaznisë. Pas muajit dhjetor do të shikojmë se për çfarë jemi, mbijetesë apo Europë. Kemi një skuadër të re. Kemi edhe 10 ndeshje përpara.

Mungoi grinta? Pjesën e dytë ishte një paraqitje shumë më e mirë edhe e patë që humbën edhe disa raste në pjesën e dytë. Ky ishte problemi. Një rast bëj golin dhe ky është një problem që e kemi tani. "-përfundoi Jonuz.

Pas 5 javëve të para, Vllaznia ndodhet në vendin e 7-të me 6 pikë.

EMISIONET