Mesfushori i Skënderbeut komentoi ndeshjen me Tiranën. I ftuar në studion e Ora Sport në RTV Ora ai shprehet se loja ishte e mirë dhe se trajneri i ka përgëzuar për barazimin.

Gjithashtu ai tregon se trajneri është shumë kërkues ndaj tyre.

Daja: Trajneri është shumë kërkues. Ka mentalitet fituesi. E kishte studiuar Tiranën në të gjitha pikat e dobëta dhe të forta. Ishte një ndeshje që dhe mund ta fitoje dhe mund ta humbje. Nuk është fundi i botës që barazuam. Ishte pozitive rezultati me Tiranën. Trajneri na përgëzoi. Në këtë ndeshje kemi pasur probleme me lojtarët. Na munguan Krasniqi, Ndeki dhe Bregu i cili ka pasur probleme. Gjithashtu dhe Dita. Nuk kemi qenë në 100 përqindëshin tonë.

/Ora News.tv/