Pas ndeshjes së Tiranës me Skënderbeun, Presidenti i ekipit kryeqytetas, Halili dha një deklaratë ku u shpreh se gabimi i Tiranës ishin ndërrimet.

Kjo ka hapur dhe një debat në studion e Ora Sport në RTV Ora. Gazetari Altin Sulçe nuk bie dakord me deklaratën e Presidentit.

Pas vrullit të marrë nga ekipi kryeqytetas, presioni tek Tirana është shtuar shumë.

Altin Sulçe: Halili mund të japë çdo deklaratë. Në ndeshjet e tjera nuk tha gjë sepse fitoi ndeshjet. Tashmë doli deklarata se Egbo duhet të kishte punuar më shumë me zëvendësimet.

Plori: Nuk mund të themi se Tirana i la dy pikë.

Sulçe: Nëse kjo ndeshje do të luhej para 10 javësh kjo nuk do të përbënte lajm. por tani pas vrullit që mori Tirana gjatë ndeshjeve të fundit, bëhet nami se doli barazim me Skënderbeun. Presioni tek Tirana është shtuar.

Plori: Duke parë Skënderbeun ku fokusi ishte tek goditja e skuadrës. Formacioni ishte e vendosur mirë. Tirana ishte konfuze.

Tufa: Presidenti bëri gabim që e kritikoi trajnerin me atë deklaratën që bëri. Halili ra viktimë e pyetjes. Ndonjë ndërrim mund të kryhej pak më shpejtë.

Plori: Loja e Tiranës filloi të prishej pas ndërrimit të Ngos.

/Ora News.tv/