Banorët e Gosës protestojnë për mungesën e stacionit të autobusit

Banorët e Gosës protestojnë për mungesën e stacionit

Mungesa e një vend qëndrimi për mjetet e transportit interurban ngriti në protestë banorët e Gosës së në Bashkinë e Rrogozhinës

“Njerëzit kanë dalë për të protestuar sepse ky problem është më i madh se sa ky që ndodh sot”, thonë banorët.

Në rrethrrotullimin e hyrjes së autostradës, autobusët nuk lejohen të ndalojnë dhe banorët thonë se janë të detyruar të zbresin në Çermë, 7 kilometra më tutje.

Kjo për ta përkthehet në shpenzim në para e kohë.

“Do nisem për në Tiranë, duhet të marrim furgonin çdo gjysmë ore e të ikim në Kavajë apo Plepa. Llogarite koston ti tani. Të vish nga Tirana, apo Durrësi dhe të ndalosh në Çerëm është 7 ose 8 km dhe është një koston e madhe”, thonë banorët.

Ata thonë se janë më shumë se 13 mijë banorë të Gosës e fshatrave të tjerë që janë të penalizuar nga ky vendim.

“Ky është problem që duhet të zgjidhet. U bëjmë thirrje organeve kompetente, se ndryshe protesta këtu nuk do ketë fund”, shprehen banorët.

Banorët thonë se mungesa e stacionit të autobusëve është kthyer në problem kryesor për ta, ndaj edhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për ti dhënë një zgjidhje të pranueshme

EMISIONET