Banorë të disa fshatrave të Fierit protestuan për mungesën e ujit të pijshëm dhe atij për vaditje. Ata i kërkuan llogari për problematikën deputetes Adelina Rista, e cila tha se zgjidhja do të jetë çështje ditësh.
Mungesa e ujit për të pirë dhe atij për vaditje ngriti në protestë banorë të disa fshatrave të Fierit.
Ata u mblodhën para godinës së njësisë ekonomike për të kërkuar zgjidhjen e problemeve të vjetra.
Banorët thonë se bujqësia i mban me bukë, ndërsa akuzojnë se disa persona u bllokojnë ujin që tu shkojë në ara.
Ata thonë se janë taksapagues të rregullt, por prej vitesh nuk kanë marrë shërbime e mbështetje.
Ndaj zemërimin ia shfaqën deputetes, Adelina Rista që u ndodh aty.
Kjo e fundit u premtoi se çështja e ujit për vaditje do të zgjidhet për çështje ditësh, pasi policia do të veprojë ndaj atyre që kanë ndërhyrë në kanalin vaditës.
Sipas banorëve uji për vaditje bllokohet në Hamil. e për pasojë 9 fshatra të tjera vuajnë pasojat.

/Ora News.tv/