Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftuar në Ora News, tregoi si policia kishte shkuar ditën e sotme në 7 të mëngjesit për tu paraqitur në banesen e tij per ta shoqeruar ne komisariat.

Prokuroria kishte mbyllur hetimet per  arrestimin e tij të dytë në një nga protestat e opozitës. Por ne vend , që prokuroria t’i kishte dërguar një letër për ta firmosur, i kishte shkuar policia në shtëpi.

Klevis Balliu: Unë kam me qindra çështje penale që janë fiktive të cilat janë bërë me urdhër të Ramës, për shkak të aksionit të opozitës. Në rastin konkret bëhet fjalë për arrestimin e dytë timin, për të cilin prokuroria sot, ka mbyllur hetimit dhe kërkon që unë të shkoj dhe të firmos. 

Kjo është normale, por prokuroria të dërgon një letër, nuk të vjen policia në 7 të mëngjesit duke më thënë që duhet të shkoj të rajoni i policisë, kur unë s'kam punë atje, por duhet të shkoj në prokurori bashkë me avokatin tim, për firmosjen e dokumenteve. 

Pyeta përfaqësuesin e policisë dhe më tha se po bëhet një lojë me topa e llastiqe. Unë u thash se nuk jam unë topi që të luani me llastiqe. Duhet të shkoni te prokurori. 

Këta përdorin në mënyrë meskine policinë për presion ndaj opozitës dhe angazhimet e saj për denoncime dhe mbrojtjen e votës. Kjo është e habitshme që kjo policia vjen qysh në 7 të mëngjesit për të ardhur te shtëpia e opozitës apo e ndonjë qytetari të thjeshtë, kur nuk është vrarë njeri, por vetëm është mbrojtur interesi publik në një aferë korruptive, për të cilën nuk ka asnjë të arrestuar. 

Më vjen shumë keq që e them, por policia e shteti është vegël e një pushteti të inkriminuar, është e kapur. 

/Ora News.tv/