Autorizohet nisja e një terapie të re eksperimentale për pacientët me COVID-19

Autorizohet nisja e një terapie të re eksperimentale për

Agjencia Italiane e Barnave AIFA, ka autorizuar nisjen e një kure tjetër eksperimentale. 

Bëhet fjalë për ilaçin AVIGAN, apo favipiravir, një anti grip e cili po përdoret si kurë eksperimentale në Japoni për pacientët me COVID-19.

Ministri i Shëndetësinë Roberto Speranza ka informuar sot se komiteti shkencor i Agjencisë Italiane të Barnave ka vendosur të nis eksperimentimin e kurës Aviga/favipiravir dhe në Itali.

Kjo Agjenci do të nis brenda pak ditësh një program eksperimental e analize, të ilacit si terapi në fazat fillestare të virusit e shumë shpejt protokolli do të jetë operativ në të gjithë territorin kombëtar.

Deri më sot në Itali për kurimin e pacientëve me Covid-19 po përdoren 2 terapi eksperimentale ; 1- me ilacin Remdesivir i përdor për pacientët me Ebola e t2-erapia me Tacilicumab, një ilac antiartrit e antireumatizmës.

Kanë qenë guvernatorët e rajonit të Lombardisë e Benetoës që kanë apeluar qeverinë për nisjen e kësaj terapie të re me Avigan, pas publikimit të një video nga një farmacist italian mbi aftësitë e këtij ilaçi dhe për pacientët me koronavirus e konfirmimit të përdorimit të tij dhe në Japoni.

EMISIONET