Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë: Kujdes minoritetet!

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave, Greqia i ka kujtuar Shqipërisë se respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtës së tyrë pronësore janë kushte të panegociueshme për anëtarësimin në familjen europiane.

Greqia mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por tërheq vëmendjen për respektimin e minoriteteve.

Duke marrë shkas nga publikimi i progresraportit të fundit, Ministria e Jashtme në Athinë nënvizon se respektimi i të drejtave dhe i pronave të minoritetit grek në vend kushtëzojnë perspektivën europiane të Shqipërisë.

"Respektimi i të drejtave të Pakicave Kombëtare Greke është pjesë integrale e pesë prioriteteve për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Në këtë kontekst, ne presim që pakicave t'u garantohet përfundimisht e drejta e vetëpërcaktimit në të gjithë territorin e Shqipërisë, që vendi ishte zotuar ta miratonte brenda majit 2018, dhe të zbatohet ligji për pronën, që anëtarët e minoritetit të mund të zotëërojnë titujt e pronave që u takojnë."

Shqetësimet e Greqisë për të drejtat e minoritetit u parashtruan edhe në raportin e Komisionit Europian, ku u vlerësua promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave, por legjislacioni në fuqi ende nuk është tërësisht i përshtatur me standardet europiane.

Të enjten, Athina zyrtare ngriti shqetësime edhe për përfaqësimin minoritar në zgjedhjet vendore, përkatësisht në Bashkinë e Himarës.

"Po vëmë re metoda që synojnë të anulojnë kandidaturën e kreut të OMONIA-s, Fredi Bejleri, për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Këto veprime shkelin të drejtën e patjetërsueshme të përfaqësimit politik të Pakicës Kombëtare Greke."

Ministria e Jashtme e Greqisë e mbyll deklaratën me një thirrje për Shqipërisë, që t'i kthehet përparimit dhe jo prapambetjes, nëse kërkon që procesi i pranimit të saj të vazhdojë.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme e Greqisë

Greqia është duke punuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe në mënyrë të vendosur mbështet procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke kuptuar që vlen për të gjitha vendet e pranuara që do të përmbushen të gjitha kushtet përkatëse.

Siç është bërë e qartë në raportin përkatës të Komisionit Evropian, respektimi i të drejtave të pakicave Kombëtare Greke janë të lidhura drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe është një pjesë integrale e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të BE-së të vendit për anëtarësim, përmbushja e të cilave do të trajtohet ekskluzivisht nga Këshilli Evropian.

Në këtë kontekst, ne presim garancinë përfundimtare të së drejtës së vetëvendosjes së pakicave në të gjithë territorin e Shqipërisë, një masë që Shqipëria ka për të miratuar deri në maj 2018 dhe zbatimin e ligjit për pronën, rendin dhe anëtarët e pakicës për të marrë titujt e pronësisë që ata kanë të drejtë.

Së fundmi, po vëmë re metoda që synojnë të anulojnë kandidaturën e kreut të OMONIA-s Fredi Bejleri për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Këto veprime shkelin të drejtën e patjetërsueshme të përfaqësimit politik të Pakicës Kombëtare Greke në zgjedhjet komunale në Himara.

Ne i bëjmë thirrje Shqipërisë që të kthehet në drejtim të përparimit dhe jo prapambetjes, në mënyrë që procesi i saj i pranimit të vazhdojë.


EMISIONET