Arrihet marrëveshja për zgjedhoren, Ngjela: Vetëm ngritja e BKH dhe përgjimet garantojnë votën e lirë

Arrihet marrëveshja për zgjedhoren, Ngjela: Vetëm ngritja e BKH

Mbrëmjen e sotme është arritur marrëveshja mes palëve të Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Palët kanë pranuar përfshirjen 100 përqind  të identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhje.

Gjithashtu në zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.

Por avokati Spartak Ngjela nuk e sheh këtë reformë si garanci apo zgjidhje për procesin e zgjedhjeve të lira.

Në një intervistë për RTV Ora ai vendos theksin vetëm tek reforma në drejtësi dhe vendosjen e pushtetit gjyqësor. Sipas tij, vetëm ngritja e BKH dhe hetimet përmes përgjimit mund të vendosin garantojnë dhe vota të lira.

Ngjela: Garanci për votën e lirë nuk garanton ajo. Garancinë për votën e lirë e jep vetëm reforma në drejtësi. Këta nuk janë parti që bëjnë votime. Këta janë banda që vjedhin vota. Këtu nuk funksionon ligji, le të jetë si të dojë reforma. Ambasadorët investohen për OHDIR sepse prishte punë për negociatat në BE. Votën e lirë do ta garantojnë vetëm me reformën në drejtësi, pushtet gjyqësor i pavarur. Pushtet gjyqësor i pavarur do të thotë që të fillojë punën në Shqipëri, Byroja Kombëtare e Hetimit. Duhet të fillojë hetimi me përgjime. Të gjithë të përgjohen. Nëse Rama merr kryekomisionerin në telefon, për 20 minuta arrestohet. Manipulimi i zgjedhjeve në Amerikë është krim i rëndë, krim federal. Unë pres ngritjen e institucioneve reale që do arrijë reforma në drejtësi.

Sipas avokatit Ngjela, në Shqipëri bëhet garë vetëm për manipulimin e votave.

Ngjela: Nuk ka votim në Shqipëri. Ka manipulim të lirë të votave nga dy parti. Duhet të dini të vërtetën. Të dyja e dinë që manipulojnë. Gara nuk është merr më shumë vota, por kush manipulon më shumë. Nuk ka garë për vota, ka garë për manipulim. Ka dhe bandat anësore. Pse fitoi Rama? I mori Metës bandat anësore dhe Saliut ja bleu. Pse do merret pushteti gjyqësor me këto kur dhe ndërkombëtarët që drejtojnë këtë pushtet e dinë që veprohet kështu. Me këtë nuk lejojnë të tjerët. Ky ka qenë procesi zgjedhor në Shqipëri. Mund të dalim vetëm me pushtetin gjyqësor, ngritja e BKH.

EMISIONET