Arrestohet në flagrancë një 1 shtetas në Memaliaj.

I arrestuari është A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Ai është kapur nga policia për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të drogave në doza të vogla.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, policia i ka gjetur këtij shtetasi: 1 armë zjarri pistoletë "Zastava", 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/Ora News.tv/