Trafik ndërkombëtar heroine, arrestohen në Shijak vëllezërit Avdyli

Trafik ndërkombëtar heroine, arrestohen në Shijak

Një operacion antidrogë i ndërmarrë pasditen e sotme në Shijak dhe Durrës ka çuar në pranga tre vëllezërit Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Krimeve të Rënda.

Të arrestuar janë vëllezërit Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë mes tyre Fatos Llaftiu dhe Shaqir Gjepali.

Operacioni u zhvillua nga FNSH dhe RENEA.

Familja Avdyli është pronare e disa bizneseve në Shijak, mes tyre i kompanisë 'Orges Albania 2016' dhe një hoteli luksoz në Durrës.

Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa akuzohet për trafik heroine në Gjermani dhe disa vende të tjera të Europës.

Operacioni antidrogë vjen tre ditë pasi Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajrmëroi zhvillime interesante në kuadër të bashkëpunimit policor me autoritetet gjermane.


EMISIONET