Arrestohet Alban Hoxha, portieri i Partizanit rrezikon derbin

Arrestohet Alban Hoxha, portieri i Partizanit rrezikon derbin

Alban Hoxha mungoi në ndeshjen me Flamurtarin, për shkak të një problemi fizik, por duket se mungesa në grumbullim ka bërë që “gardiani” të mos i zbatojë rregullat e klubit.

Siç mësohet, portieri i Partizanit është arrestuar mbrëmjen e djeshme, kjo pasi është kapur nga policia duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit. Kjo gjë ka bërë që 31-vjeçari të shoqërohet në Komisariatin e Tiranës.

Ndeshja e radhës për Partizanin është derbi me Tiranën. Duke parë situatën ku gjendet portieri i “demave” rrezikon që të mos jetë në fushë as ndaj bardhebluve. Ndeshja më e rëndësishme e javës së 15-të është programuar që të luhet të premten në orën 18:00. / Sport Ekspres /

EMISIONET