Policia e Durrësit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi” në pranga janë vënë tre persona, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht.

Policia thotë se u arrestua shtetasi K.L.,të cilit  gjatë kontrollit ju gjet dhe ju sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak

Po ashtu në vijim të operacionit u arrestuan edhe  shtetasit D. Rr.24 vjeç  dhe S.P, 23 vjeç,  të dy banues në  lagjen nr.13 Plazh - Durrës, si dhe u  proceduan penalisht shtetasit  XH.B, 24 vjeç, S.N, 30 vjeç,  i dënuar me pare për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dhe V.M 35 vjeçe.

“Ne zonën e Plazhit të  qytetit Durrës, Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit XH.B, gjetën dhe sekuestruan dy grirëse të lëndës narkotike që shërbejnë për përgatitjen e saj në doza dhe  një palë targa, si dhe gjatë kontrollit fizik të shtetasit S.P, gjetën dhe sekuestruan 18.5 gramë lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Durrës për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

/Ora News.tv/