"Armando mungon për arsye familjare", Sadiku zbulon gjithçka

"Armando mungon për arsye familjare", Sadiku zbulon

E pohoi tekniku, Edi Reja, ndërsa tashmë vjen konfirmimi edhe nga vetë ai, Armando Sadiku.

Sulmuesi elbasan ka deklaruar se problemet familjare e detyruan që të mos jetë me grupin e kombëtares për dy takimet kualifikuese ndaj Turqisë mbrëmjen e sotme dhe Moldavisë të martën e 14 tetorit.

"Kam pasur një problem familjar në Huesca dhe për tre ditë nuk u stërvita për asnjë moment. Trajneri më pa se isha nën nivelin tim dhe më zëvendësoi në pjesën e dytë. Ndihem mirë fizikisht dhe jam i gatshëm të luaj për çdo minutë. Të dhënat e mia në GPS po rriten çdo lojë që unë luaj. Në Zaragoza u largova nga fusha sepse isha disi i lodhur.  Unë dua të jap më shumë, po, për të ndihmuar ekipin," deklaroi Sadiku.

28 vjeçari kaloi te Malaga gjatë kësaj merkato vere në formulën e huazimit nga Levante, teksa pritej që të ishte në dispozicion të Rejës për dy takimet kualifikuese të grupit H për Europianin 2020.

EMISIONET