Arjon Muça kujton kohën kur vajzat e famshme i bënin “serenata” poshtë pallatit dhe i ati i përzente

Arjon Muça kujton kohën kur vajzat e famshme i bënin

I ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora ka qenë moderatori i emisionit të mëngjesit “Ditë e Re”, Arjon Muça. Gjatë intervistës ai ka treguar një histori kur vajza të famshme i shkonin poshtë pallatit në mes të natës dhe hapnin muzikën në maksimum.

Roza Lati: Ty të kanë vlerësuar shumë vajza për bukurinë e jashtme. Kanë qenë edhe goca të famshme që të kanë ardhur poshtë pallatit dhe të thërrisnin.

Arjon Muça: Në mëngjes për shembull, në orën 4 vinin me makinë dhe hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina. Detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai. Kjo ka ndodhur kur kam qenë i vogël, se kur njeriu rritet diskuton, ballafaqohet.


EMISIONET