Një mundësi e mirë po krijohet në ndihmë të personave të prekur me Covid-19.

Njerëzit e shëruar nga koronavirusi në Argjentinë janë duke dhuruar plazmën e tyre si pjesë të një testi klinikal kombëtar për të provuar efektet që mund të ketë tek personat të cilët janë ende të prekur nga Covid-19.

“Nuk të kushton asgjë dhe në këtë mënyrë ti mund të bësh mirë për të tjerët, kjo është e rëndësishme për të gjithë. Mund të ndihmosh dikë dhe kjo ka shumë rëndësi në këtë periudhë të vështirë për të gjithë”, tha Daina Woloszuk një 34 vjeccare e cila është shëruar nga covid-19.

Për të dhuruar plazmën, një person duhet të jetë mirë, pra i shëruar për të paktën 14 ditë dhe testi duhet të dali negativ dy herë rradhazi.

Kjo formë e trajtimit rezultoi pozitive për një 31 vjeccare e cila ndodhej e shtruar në spital prej një muaji me frymëmarrje të drejtuar.

Argjentina ka më shumë se 67 mijë raste pozitive dhe më shumë se 1300 vdekje. Sipas shifrave të publikuara nga qeveria më shumë se 23 mijë persona janë shëruar.

/Ora News.tv/