Apeli i ambasadorit Soreca: Të kujdesemi për njëri-tjetrin, të respektojmë sakrificën e mjekëve dhe policisë

Apeli i ambasadorit Soreca: Të kujdesemi për njëri-tjetrin,

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i ka bërë apel shqiptarëve që të kujdesen për të mos përhapur koronavirusin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Soreca kërkon që të respektohet sakrifica e mjekëve dhe policëve, të cilët po kujdesen për shëndetin e të gjithëve.

“Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të mjekëve shqiptarë dhe të punonjësve të policisë për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit”, shkruan Soreca.  
 

EMISIONET