Anulimi i disa rezervimeve në jug ka bërë që të ulen disi çmimet e hoteleve dhe restoranteve në disa plazhe, por për qytetarët kostoja mbetet sërish e lartë.

Jugu i Shqipërisë mbetet destinacioni më i populluar gjatë tre muajve të verës me turistë të huaj e vendas. Jo pak herë plazhet dhe restorantet e bregdetit jugor vendosen në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të çmimeve të kripura. 

Saranda e përballur me një numër të lartë të anulimeve të rezervimeve duket se nuk ka më të njëjtat çmime si një vit më parë, por për turistët mbetet sërish e papërballueshme.

Pushues: “Çmimet janë më shumë për ndërkombëtarët sesa për shqiptarët.”

Mungesa e turisteve dhe kaosi që krijuan vitin e kaluar bizneset në jug i ka detyruar këtë vit të ulin çmimet.

/Ora News.tv/