Angela Martini i jep fund karrierës si modele, zbuloni ku do ta shihni tani

Angela Martini i jep fund karrierës si modele, zbuloni ku do ta shihni tani

Angela Martini i ka dhënë fund karrierës si modele për tu fokusuar në disa aktivitete të tjera në jetën e saj. Në intervistën për “Haute Living”, modelja me origjinë shqiptare rrëfeu se dëshiron të prezantojë edhe anën e saj të brendshme.

Angela Martini: Unë jetoja në Zvicër dhe mora një vendim në mes të natës, i cili më ndryshoi jetën. Sapo zbrita në Miami, shkova tek agjensia e parë e modelingut dhe i thashë: Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të bëhem modele! A mund ta imagjinoni, ata qeshën me mua, por më pëlqyen. I propozova që të punoj për ta dhe të mos paguhem derisa të marr lejen e punës. Ata pranuan dhe që nga ai moment përjetova një periudhë të suksesshme si modele që më solli mundësinë të bëhesha pjesë e një bote, të cilën e kisha ëndërruar që fëmijë.

Disa muaj më vonë, kontrata me Elite Modeling Neë York ishte vetëm një formalitet. Përvec faktit që jam një “binjake” e vërtetë dhe dua shumëllojshmëri në jetë. Pas 8 vitesh në modeling kuptova që dua më shumë në jetën time dhe gjeta rrugën që të shfaq kush jam edhe nga ana ime e brendshme, jo vetëm e jashtme.

Angela ka plot dy vite e gjysmë që po punon për librin e saj, i cili do të publikohet në mes të muajit tetor. Kështu, bukuroshja shqiptare është gati të provojë karrierën si shkrimtare.

EMISIONET