Ancelotti rikthen "krahët" te Everton, parakalojnë Arsenalin

Ancelotti rikthen "krahët" te Everton, parakalojnë Arsenalin

Ulja në pankinë e Carlo Ancelottit ka rikthyer edhe harmoninë te Everton.

Skuadra e dytë e Liverpool ka mposhtur 2-1 Newcastle në transfertë, duke koleksionuar fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e italianit. Ashtu siç edhe në takimin ndaj Burnley, heroi për Ancelottin ishte sulmuesi Calvert-Lewin, i cili shënoi një dopietë personale.

Fitore komode arriti Watford, që kaloi 3-0 Aston Villën. Me 3 pikë e mbylli këtë vit kalendarik edhe Brighton, që mposhti 2-0 Bournemouth, teksa takimi mes Southampton dhe Crystal Palace u mbyll në barazim 1-1.

Pas 20 javësh, Everton mban vendin e 10-të me 25 pikë, duke lënë pas Arsenalin, që ka një takim më shumë për të zhvilluar.

EMISIONET