Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim sot me deputeten e Rudina Hajdari.

Përmes një postimi në Twitter, Kim e ka përgëzuar Hajdarin në lidhje me udhëheqjen e saj në këshillin e integrimit evropian dhe për mbështetjen e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore.

Kim: U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë, duke mbajtur në mendje një pamje më të gjerë.