Ambasadorja amerikane vizitë tek Autoriteti i Dosjeve

Ambasadorja amerikane vizitë tek Autoriteti i Dosjeve

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula.

Diskutimi u fokusua te verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë, ndërsa Sula bëri me dije se deri ëm tani janë verifikuar 481 kandidatë nga sistemi gjyqësor, 11 prej të cilëve kanë rezultuar të përfshirë.

Edhe në rradhët e policëve, janë verifikuar 78 kandidatë, nga të cilët 5 kanë figuruar me dokumente.

Ndërkaq  Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit të Dosjeve kërkoi  ndryshime në legjislacionin zgjedhor, për të verifikuar pastërtinë e figurës për kandidatët për deputet apo kryebashkiak.

EMISIONET