Ambasadori Soreca: Duhet një ministri e Brendshme funksionale

Ambasadori Soreca: Duhet një ministri e Brendshme funksionale

BE kërkon një  ministri të Brendshme funksionale për të luftuar krimin. Kjo domosdoshmëri është shprehur nga ambasadori i BE, Luigi Soreca në një kohë kur ministria e Brendshme drejtohet nga zv/ministri Sandër Lleshi, emri i të cilit nuk u dekretua nga Presidenti Meta.

Soreca: Një ministri e Brendshme, plotësisht funksionale në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë.

Soreca vlerësoi aksionet e fundit të policisë së shteti në goditje të grupeve kriminale duke theksuar se këto rezultate kanë qenë të pritshme nga Brukseli.

Soreca: Gjatë muajve të fundit janë marrë disa aksione të policisë kundër krimit të organizuar, veçanërisht grupeve të trafikut të drogës, ndërsa BE i mirëpret këto aksione.  Këto janë rezultate që  ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur.

Soreca bëri të ditur se ka nisur mbledhja e informacioneve për Shqipërinë, ndërsa këto të fundit do të verifikohen dhe analizohen në Tiranë dhë më pas në Bruksel.

EMISIONET