Ambasadori Bucci: Italia, mbështetëse e integrimit të Shqipërisë

Ambasadori Bucci: Italia, mbështetëse e integrimit të

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci, komentoi rolin e luajtur nga Italia gjatë Samitit të mbajtur dje mes drejtuesve të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Bucci falenderoi Shqipërinë për kontributin që i dha Italisë gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa the se Italia është mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërinë në BE.

" Italia ka konfirmuar edhe një herë rolin kryesor dhe mbështetës të pranimit të Shqipërisë në BE. Përpos falënderimit të miqve tanë shqiptarë për shfaqjen e solidaritetit të vërtetë evropian në periudha të vështira si edhe ajo që po imponon Covid, ne kemi qenë në vijën e parë për të mbështetur miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë në një kohë të shpejtë ", është shprehur ambasadori.

EMISIONET