Ambasadorët në Këshillin Politik, Çipa: E turpshme për klasën tonë politike, mungesë sovraniteti

Ambasadorët në Këshillin Politik, Çipa: E turpshme

I ftuar në RTV Ora, gazetari Aleksandër Çipa u shpreh se 3 forcat kryesore politike në vend kanë treguar fanatizëm për mos ndryshimin e reformës zgjedhore.

Sipas Çipës, fakti që nuk u arrit në Këshillin Politik të hapeshin listat, ishte një zhgënjim.

Aleksandër Çipa: Raportet e OSBE/ODIHR i kanë përcaktuar si problematike zgjedhjet që janë realizuar, kohë pas kohe. Mendoj se jemi para një nevoje të re, që lidhet me reformimin e gjithë spektrit politik të vendit dhe në këtë pjesë, 3 forcat kanë shprehur fanatizmin në mos ndryshimin e sistemit zgjedhor. 

Mendoj që çështja e listave të hapura ishte një zhgënjim. Mbetet në fuqi një nga pretekstet se pse vendi do të përballet me një konflikt të pangjashëm. 

Çipa shtoi se prania e ambasadorëve të huaj në diskutimet e reformës zgjedhore është një tregues flagrant i mungesës së integritetit dhe sovranitetit të klasës tonë politike.

Aleksandër Çipa: Është një rast flagrant dhe i turpshëm për klasën tonë politike fakti që, ajo që shpesh rindez debatet dhe polemikat gati antagoniste për mbrojtjen e sovranitetit, në aktet dhe proceset e reformave zgjedhore nuk demonstrohet prova e ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit.

Përfshirja e ambasadorëve në negociata dhe çështje teknike të një reforme zgjedhore, tregon se sa pa integritet dhe sa shpejt e flijojnë sovranitetin politikanët tanë. 

EMISIONET