Alex Sandro drejt largimit, Juventus futet në garë për anësorin gjerman

Alex Sandro drejt largimit, Juventus futet në garë për

Me Alex Sandro që duket gjithnjë e më larg Juventusit, bardhezijtë janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e brazilianit.

Sipas "The Sun" në listën e  shkurtër për krahun e majtë ka përfunduar dhe gjermani i Koln, Jonas Hector.

Mbrojtësi ka një klauzolë e cila ia mundëson të largohet nga klubi për më pak se 10 milionë euro nëse klubi bie nga kategoria, një transferim që mund të bëhet realitet në fundin e sezonit aktual pasi momentalisht Koln mban vendin e parafundit në Bundesligë.

Në garë për shërbimet e 27-vjeçarit janë dhe dy gjigandët gjerman, Bayern Munich dhe Borusia Dortmund.

EMISIONET