Aleksandër Çipa rendit arsyet: Ja pse referendumi është i vështirë të ndodhë

Aleksandër Çipa rendit arsyet: Ja pse referendumi është i

Analisti, Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e lajmeve në Rtv Ora, teksa ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta për referendum popullor, është shprehur se nga pikpamja proceduriale, është e vështirë që të ndodhë.

Çipa: Një lëvizje referendare për tu realizuar sipas Kushtetutës tonë, ka tre mundësi. Domeini i parë lidhet me 50 mijë firmat të mbledhura nga qytetarët.

Mundësia e dytë është që vetë Presidenti ti adresohet Parlamentit për një referendum kushtetues. Dhe mundësia e tretë, është shumica parlamentare me firmat e deputetëve, me një numër 2/3 e firmave të Parlamentit.

Këtu duket që planin e procedurës normale, do të ishin normale, por në planin e situatës, dhe sidomos pozicionin  që kanë aktualisht aktorët dhe faktorët politik për një referendum, bëhet disi e vështirë.

EMISIONET