Albin Kurti: Do heqim tarifat, gati për marrëveshje me Serbinë

Albin Kurti: Do heqim tarifat, gati për marrëveshje me Serbinë

Albin Kurti deklaroi se do të zëvendësojë tarifat ndaj mallrave serbe me vendosjen e reciprocitetit ekonomik dhe politik. Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, Kryeministri i Kosovës u shpreh se është gati të dialogojë me Serbinë. Ai tha se i dërguari i Trump për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell i dha energji procesit të dialogut. Kurti theksoi se marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihet edhe brenda këtij viti, ndërsa shtoi se Kosova nuk mund të lejojë një tjetër dështim.

Albin Kurti: Ekziston një rezolutë e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, e datës shtatë dhjetor 2011 dhe ne dëshirojmë që ta kemi këtë reciprocitet si parim normal të marrëdhënieve të mira fqinjësore e bilaterale, dhe dëshirojmë që me këtë rast ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind. Ajo i ka dy aspekte; aspektin politik dhe ekonomik. 

Ambasadori amerikan në Berlin i ka dhënë energji dialogut të ardhshëm midis Kosovës e Serbisë dhe është për t’u vlerësuar dinamizimi që ka bërë në kohën kur kemi një lloj stepje rrotull, një lloj hutie e cila sigurisht që nuk është pozitive dhe unë dua që të bashkëpunoj me ambasadorin Grenell në këtë aspekt, por, duhet që paralelisht me rëndësinë e kohës që ja japim lidhjeve të marrëveshjeve në të ardhmen, ta përqendrojmë vëmendjen edhe te përmbajtja e tyre dhe deri te procesi se si do të arrijmë deri te marrëveshja, meqenëse po e ritheksoj, ne nuk e kemi komoditetin edhe për një dështim të radhës.

EMISIONET