Albani dhe Miriami do bëjnë dasmë shqiptare

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani zbuluan në rrjetet sociale se ishin martuar në Maldive.

Çifti këngëtarëve postuan foto nga ceremonia në bregdet, ku ishte edhe vajza e tyre Amelia.

Por mesa duket Miriam dhe Albani do bëjnë edhe dasmë shqiptare. Në një koment rokeri Renis Gjoka i shkruan: "Kur do e djegim?"

Dhe Albani i përgjigjet: "Së shpejti", duke lënë të nënkuptohet se do mbajë edhe një dasmë në Shqipëri përveç asaj në Maldive.


EMISIONET