Gazetarja: Janë kapur mjete nënujore pa pilot, po transportohet droga nga Shqipëria me nëndetëse

Gazetarja: Janë kapur mjete nënujore pa pilot, po transportohet droga

E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetarja e Ora News, Alba Kepi nga Italia solli detaje të forta në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria.

Ajo tha se ka dëshmi nga antidroga dhe Guardia di Finanzia se po trafikohet drogë nga Shqipëria, përmes nëndetëseve të vogla.

Alba Kepi: Në raportet e Antimafias, Guardia di Finanzias, Antidrogës, pohohet se janë sofistikuar e modernizuar metodat që grupet kriminale dhe mafia shqiptare përdor për të arritur qëllimet e tyre. 

Pak ditë më parë është kapur një mjet lundrues që telekomandohet nga larg, nuk kishte pilot, por kishte një program të veçantë duke ardhur nga Durrësi në brigjet jugore të Italisë. Autoritetet italianë kapën 37 kg marijuanë. Këto operacione organizohet edhe në nivelin e nëndetëseve. Këto vijnë nga përgjimet ambientale dhe telefoni që kanë pohuar se po organizohet trafiku i drogës nga nëndetëse të vogla. "


EMISIONET