Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, Meta: Sfidë, jam në komunikim të vazhdueshëm me ta

Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, Meta: Sfidë, jam në komunikim

Presidenti Ilir Meta deklaron se ka qenë dhe vijon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me  presidentin e Kosovës,  Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-se, Kadri Veseli pas akuzave të ngritura nga zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. 

Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Presidenti shprehu solidaritetin si "president dhe mik"  me presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-se, Veseli.

"Është një zhvillim mjaft sfidant i cili jam i sigurtë që do të përballohet me shumë urtësi, unitet por dhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete. Do përballohet me dinjitet jashtë cdo kalkulimi afatshkurtër nga klasa politike në Kosovë. Kam pasur dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Jam i bindur që kanë përgjegjshmërinë  e qetësinë për ta përballuar me dinjitet  këtë sfidë jo vetëm si sfidë personale por dhe në interese të dinjitetit të popullit të Kosovës dhe luftës së UÇK”

Kjo u be e ditur nga presidenti ne komunikimin e perjavshem me gazetaret.

EMISIONET