Aksidenti tragjik në Shkup, mes viktimave edhe djali i një deputeti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2019, 09:56
Në mesin e personave të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup - Tetovë ishte edhe djali i deputetit të LSDM-së, Blagojce Trpevski
Numri i viktimave nga aksidenti deri tani është 14, ndërsa disa të tjerë raportohet se janë plagosur.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur sot dhe nesër ditë zie në nder të viktimave.
Kryeministri Zoran Zaev sot do të vizitojë sot personat e lënduar.