Akademia e Shkencave: Meta të rishikojë dekretin për Skënder Gjinushin

Akademia e Shkencave: Meta të rishikojë dekretin për Skënder

Akademia e Shkencave do i drejtohet me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, për të rishqyrtuar edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e Akademisë së Shkencave.

Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave tha se në kohën kur Gjinushi u zgjidh kryetar nuk ka qenë në papajtueshmëri.

Vasil Tole: "Ne jemi të bindur se në atë moment, kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi nuk ka qenë në papajtueshmëri dhe për këtë arsye i kërkojmë institucionalisht Presidentit rishqyrtimin e kërkesës sonë, të vendimit që të emërojë kryetarin e zgjedhur të Akademisë."

Në vijim, ndalur në argumentin e presidentit, për papajtueshmëri të mandatit të nënkryetari u shpreh se akademikët e gjejnë të pavend këtë konstatim, dhe theksoi se vendimi i Asamblesë është i pjekur dhe institucional si edhe i pandikuar nga zhvillimet politike.

Vasil Tole: “Nëse do ketë një dekret refuzimi aty parashikohet që lihet në dorë të Asamblesë shqyrtimi i vlefshmërisë. Në rast se Asambleja i qëndron vendimit të parë atëherë kryetari vazhdon detyrën."

Presidenti Ilir Meta më 12 korrik refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të akademisë së shkencave. Në arsyet e numëruara, kreu i Shtetit, rendit faktin se Gjinushi  u zgjodh pa kandidaturë rivale ndërkohë që mbante edhe postin e kreut të Partisë Socialdemokrate e Shqipërisë deri ditën e realizimit të procesit zgjedhor për Kryetar të Akademisë së Shkencave.



EMISIONET