Një adoleshente ndërroi jetë pasi u përplas me një makinë gjatë rrugës për në shtëpi. Ajo sapo kishte përfunduar mbrëmjen e minimaturës.

16-vjeçarja në Akademinë e Brauton, Devon ishte mes 95 nxënësve të tjerë që morën pjesë në festën e fundvitit të shkollës të enjten në mbrëmje.

Ata shijuan pije joalkolike me disa ushqime dhe pastaj festuan nën ritmet e muzikës deri në orën 11 të natës.

Vajza u përplas rreth orës 12.40 të premten, ndërsa po ecte përgjatë rrugës A361 dhe vdiq në vendngjarje.  

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar arsyen përse ndodhi aksidenti tragjik.

/Ora News.tv/