Adoleshenti ndali Juven, Turati tregon takimin me Buffon

Adoleshenti ndali Juven, Turati tregon takimin me Buffon

Nuk mund ta kishte menduar që debutimin në Serie A portieri i talentuar i Sassuolos, Stefano Turati ta bënte kundër Juventusit dhe që të ndalte "furinë" bardhezi në "Allianz Arena". 

Në fund të takimit, Turati nuk i fshehu emocionet e këtij debutimi, teksa komentoi momentet e ndeshjes dhe takimin me Buffon në fund të ndeshjes, ndërsa shtoi se sapo të largohet, do përqafojë mamanë e tij.

“Nuk di çfarë të them, pasi çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Gjëja e parë që do bëj, është të përqafoj mamanë time. Pritja ndaj Ronaldos ishte fantastike, por më mbeti në mendje ai pasim filtrues për Locatellin, që më rriti më shumë besimin te vetja. 

Ishte një nder për mua të luaja kundër Buffon, që e kam ndjekur që kur kam qenë i vogël. Në fund të takimit më takoi dhe më komplimentoi”, deklaroi Turati.

EMISIONET