'Selfie e vdekjes', bie nga shkëmbi 120 metra i lartë

Një student ka gjetur vdekjes pasi ra nga shhkëmbinjtë e famshëm të Irlandës, në përpjekje për për të realizuar selfien perfekte.

20-vjeçari ra nga lartësoa 120 metra në shkëmbinjtë Cliffs of Moher në County Clare.

Trupi i tij u gjet më vonë nga një ekuipazh i rojeve bregdetare irlandeze. Më pas viktima u dërgua në spitalin University Hospital Limerick për ekzaminim.

"Sipas dëshmive të një numri njerëzish, ai po bënte një selfie kur humbi kontrollin dhe ra,"-tha një zëdhënës i policisë."

Shkëmbinjtë, që kanë pikën më të lartë 214 metra mbi nivelin e detit, janë një destinacion i njohur turistik.

Dhe shkëmbijtë ishin të mbushur me vizitorë kur i riu humbi jetën.

Gati 1.5 milion njerëz vizituan shkëmbinjtë në 2016, duke i bërë ato një nga atraksionet më të njohura të Irlandës.

EMISIONET