7 viktima dhe 1,121 të infektuar me Covid-19, Suedia mbyll shkollat dhe universitetet

7 viktima dhe 1,121 të infektuar me Covid-19, Suedia mbyll shkollat dhe

Qeveria e Suedisë ka këshilluar të gjitha shkollat e mesme dhe universitetet që të mbyllen nga e mërkura e 18 marsit.

Mësuesve u është bërë e ditur se do të organizojnë mësime në internet në mënyrë që studentët të mos shkëputen nga shkolla.

Për shkollat fillore end enuk ka një vendim nëse do të mbyllen, por kryeministri Stefan Löfven  ka thënë nënjë konference për shtyp se do të monitorojë situatën.

Pasagjerët e autobusëve në Stokholm janë këshilluar nga operatori i transportit të qytetit të hipin në bord duke përdorur dyert anësore, sesa në pjesën e përparme, për të zvogëluar kontaktin midis publikut dhe shoferëve.

Udhëzimet e reja nga Agjensia e Shëndetit Publik të Suedisë të hënën e 16 marsit u kërkuan punëtorëve në kryeqytetin suedez të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë nga distanca nëse munden, me dëshmi se virusi po përhapet më shpejt në Stokholm sesa kudo tjetër në vend.

Suedia nuk ka marrë vendim që të mbyllë pijet, kafenetë apo restorantet.

Aktualisht në Sudei janë shënuar 7 viktima dhe 1,121 të infektuar nga koronavirusi.

EMISIONET