6 lojtarë të klubit katalanas Espanjol rezultojnë pozitivë me Covid-19

6 lojtarë të klubit katalanas Espanjol rezultojnë pozitivë

Gjashtë lojtarë të kubit katalanas të futbollit Espanjol, kanë rezultuar pozitiv në testin e bërë për koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i La Ligës nëpërmjet një deklarate.

"6 anëtarë të ekipit të parë dhe stafi teknik i RCD Espanyol de Barcelona kanë rezultuar pozitivë për testet COVID-19 të kryera gjatë orëve të fundit. Të gjithë ata kanë nga simptoma të buta dhe ato janë në përputhje me rekomandimet mjekësore'', thuhet në deklaratë.

Liga Spanjolle tha të enjten e kaluar se të gjitha ndeshjet në La Liga do të pezulloheshin për dy javë për shkak të përhapjes së koronavirusit.


EMISIONET