Dhjetë mjekë dhe njëzet infermierë shqiptarë kanë mbërritur në Breshia, por ata nuk do të jenë në gjendje të fillojnë punën menjëherë, shkruan “la Repubblica”.

"Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq ka një problem themelor: prania e personelit të specializuar për terapi intensive", - thotë menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Breshias, Gianmarco Trivelli.

"Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t'i drejtojmë" - shpjegon Trivelli.

Menaxheri i përgjithshëm shton: "Sot do të mbërrijnë në spitalin Civil dy mjekë të terapisë intensive nga instituti Besta në Milano, por do të duhen edhe njëqind të tjerë".

Mjekët dhe infermierët shqiptarët dëshironin të hynin në veprim menjëherë dhe tashmë kanë vizituar Spitalet Civile dhe thonë që duan të ndihmojnë.

Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe sqarojnë se "kjo përvojë do të na shërbejë gjithashtu, sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri ne do të kemi tashmë përvojën e nevojshme. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Breshia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmuar. "

Ndërkohë, 15 mjekët polakë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën me koronavirusin, do të mbërrijnë në Breshia në një fluturim humanitar këtë pasdite. Ata janë specialistë të kujdesit intensiv dhe reanimatorë, të ndarë në tre ekipe të urgjencës mjekësore.

Polakët do të japin ndihmën e tyre në spitalin e Breshias, ku situata është për momentin më kritike dhe që vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të pacientëve me Covid-19.

/Ora News.tv/