3 ndeshje 1 pikë për Partizanin, Sormani: Marrim gola të çuditshëm

3 ndeshje 1 pikë për Partizanin, Sormani: Marrim gola të

Partizani mundet dhe nga Teuta dhe futet në krizë rezultatesh pasi në tre takimet e fundit ka regjistruar 1 pikë. Në përfundim të sfidës trajneri i të kuqeve Adolfo Sormani pranoi se ekipi është nën presion, por u shpreh i zhgënjyer me gabimet në prapavijë.

Pritej një reagim sot, por erdhi një tjetër humbje. Sa i zhgënjyer jeni?

Ndodh gjithmonë e njëjta gjë. E nisim mirë, krijojmë dhe pastaj janë disa momente në mbrojtje ku e pësojmë. Sepse deri atëherë nuk vuajtëm dhe e ke të vështirë ta shpjegosh, se nëse skuadra është nën presion është e qartë që pranohet. Kështu jo, se loja ishte e jona, administrimi ishte i yni dhe kjo është keqardhja. 

Goli nuk vjen si pasojë e forcës së kundërshtarit, por si pasojë e problematikave që ne kemi në mbrojtje. Nuk është e justifikueshme të pësosh gol kur të tjerët nuk të kanë vënë kurrë në vështirësi. Futbolli ashtu siç çdo gjë në jetë është edhe psikologjike. Është vërtet e pafalshme mënyra si i merr golat. Skuadra në disa situata tregohet e brishtë, por është çështje eksperience. Ka të bëjë edhe me disa lojtarë të veçantë.

EMISIONET