1 në 5 celularë të blerë në ebay kanë informacione private të ish pronarëve

1 në 5 celularë të blerë në ebay kanë informacione

1 në 5 celularë "second-hand" të blerë në ebay përmbajnë informacion “të ndjeshëm” të ish pronarit si numrat e sigurimit apo dhe foto private .

Studiuesit e Universitetit të Hertfordshire në Britaninë e Madhe të financuar nga instituti i kërkimeve Comparitech, blenë 100 celularë nga ebay dhe plot 19% e tyre kishin informacione të lidhura direkt me identitetin e ish pronarit ndërsa 17% informacione që mund të çonin në gjetjen e ish pronarit të celularit.

Lista e celularëve të blerë varionte nga smartfonët e fundit te Motorola e vitit 1996 .

Material i gjetur në këta celularë mund të përdoret për të vjedhur identitetin e dikujt , për të kryer vjedhje ose shantazh , thotë dailymail.

“Kjo vjen si pasojë e të mos diturit se si duhet të fshish informacionet e celularit në mënyrën e duhur përpara se të shesësh ose hedhësh celularin , mungese shqetësimi për fuqinë e rrjeteve sociale sot dhe të mos kuptuarit sa i rrezikshëm është ekspozimi i informacionit personal” – thotë avokati privat i Comparitech Paul Bischoff .

Ebay ka reaguar direkt për Daily Mail : “Këshillojmë me ngulm të gjithë shitësit të sigurohen që celulari i tyrë është gati për shitje dhe paraprakisht të kenë fshirë të gjithë informacionet nga memoria e brendhsme dhe e jashtme e celularit “ .

EMISIONET